MC RzA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MC RzA

Welcome/Mir Se Vini !
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Pajisja USB nuk shfaqet në Windows?

Go down 
AuthorMessage
MC RzA
Admin



Posts : 181
Join date : 2009-10-27

Pajisja USB nuk shfaqet në Windows? Empty
PostSubject: Pajisja USB nuk shfaqet në Windows?   Pajisja USB nuk shfaqet në Windows? I_icon_minitimeWed Oct 28, 2009 5:33 am

Arsyet se pse Windows-i mund ta bëjë një sy qorr për disqet e jashtme janë të shumta.

Së pari, duhet të verifikoni nëse problemin e ka pajisja USB apo porta. Provoni ta fusni USB-në në një portë tjetër, mundësisht në ndonjë prej atyre që ndodhen në pjesën e pasme të kompjuterit. Disa porta, sidomos ato që ndodhen në pjesën e përparme të kompjuterave të tryezës, mund të jenë më nazelie se të tjerat. Pasi të keni bërë këtë, provoni ta fusni fleshin në një kompjuter tjetër, ose fusni një flesh tjetër në të njëjtin kompjuter. Këto teste vlejnë për të kuptuar nëse e keni të prishur pajisjen USB (dhe, rrjedhimisht, duhet ta zëvendësoni), nëse duhet t’i hipni unazës (për të përdorur portat e pasme), apo nëse keni të bëni me një problem të mirëfilltë.

Në rastin e alternativës së fundit, provoni ta çinstaloni dhe ta instaloni sërish driver-in e pajisjes USB. Driver-at e pajisjeve USB janë shumë të thjeshtë për t’u instaluar, pasi janë të trupëzuar në vetë pajisjet. Ja se ç’duhet të bëni:

1.Lidheni pajisjen USB.

2.Në XP, shkoni te Start/Programs, klikoni me butonin e djathtë të miut mbi My Computer dhe zgjidhni Properties. Klikoni te tabi Hardware dhe zgjidhni Device Manager. Në Vista, klikoni Start, shkruani device manager dhe shtypni Enter.

3.Gjejeni pajisjen nën opcionin “Disk drives”.

4.Klikoni me të djathtën mbi të dhe zgjidhni Uninstall. Konfirmoni veprimin duke klikuar OK.

5.Hapi i fundit: Hiqeni pajisjen USB dhe futeni sërish. Driver-at do të instalohen automatikisht.

Vista has një problem me pajisjet USB, duke penguar njohjen e tyre në rrethana të caktuara. Për shembull, në rastet kur kompjuteri ka qenë në modalitetin e gjumit apo të letargjisë (hibernate). Tetorin e shkuar Microsoft-i nxori në qarkullim një përditësim që e ndreqte problemin (përditësimi numër KB941600). Edhe nëse e keni konfiguruar kompjuterin që t’i marrë automatikisht përditësimet, këtë mund të mos e ketë marrë. Versionin për sistemet 32 bitëshe mund ta shkarkoni në adresën http://support.microsoft.com/kb/941600. Ju paralajmërojmë se ky është një nga ata përditësime, për të cilët duhet të kryeni testin e origjinalitetit të sistemit operativ (Genuine Check), nëse nuk e keni bërë më parë një gjë të tillë.

Nëse kur tentoni të instaloni përditësimin, ju shfaqet mesazhi “does not apply to your sistem” (nuk mund të përdoret për sistemin tuaj), që do të thotë se përditësimi në fjalë është instaluar më parë në kompjuterin tuaj.

Nëse Windows-i nuk arrin ta shohë pajisjen USB, çinstalojeni nëpërmjet Device Manager, hiqeni dhe futeni sërish./burimi/abcforum.info-lonny! 'ndalohet kopjimi'
Back to top Go down
https://mc-rza.forumotion.com
 
Pajisja USB nuk shfaqet në Windows?
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Multi account ne Windows Live Messenger 2009
» Beje Disable Windows Take A Tour Bubble Popup
» Windows XP Service Pack 3
» Si te Rekuperoj te dhenat e linux nga windows
» Si ta beni serverin tuaj me amx mod Linux and Windows !

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
MC RzA :: Mësime/Tutorials-
Jump to: