MC RzA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MC RzA

Welcome/Mir Se Vini !
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 A duhet te dalim ne zgjedhje

Go down 
AuthorMessage
MC RzA
Admin



Posts : 181
Join date : 2009-10-27

A duhet te dalim ne zgjedhje Empty
PostSubject: A duhet te dalim ne zgjedhje   A duhet te dalim ne zgjedhje I_icon_minitimeWed Oct 28, 2009 6:49 am

do ta postoj nje shkrim shume me vlere marre nga nje forum islam

dhe te diskutojme




Realiteti i zgjedhjeve demokratike !



Hyrje

Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm
Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij kërkojmë falje dhe ndihmë. Nga Allahu kërkojmë të na mbrojë nga veset dhe veprat tona të kë****. Atë që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, s’ka kush që e lajthit dhe cilin e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush që e udhëzon.
Dëshmoj se s’ka zot tjetër që meriton adhurimin pos Allahut, i Cili është Një dhe dëshooj se Muhamedi, salAllahu alejhi ve selem, është rob dhe i dërguari i Tij.
Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit salAllahu alejhi ve selem. Salavatet dhe selamet qofshin për te, për familjen e tij fisnike, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e Muhamedit salAllahu alejhi ve selem deri në ditën e fundit.

Kohëve të fundit disa njerëz kanë filluar t’i nxisin njerëzit që të dalin në zgjedhjet demokratike duke shtrembëruar fjalë të shokëve të Muhamedit salAllahu alejhi ve selem dhe të dijetarëve. Prandaj e pash të udhës që këtyre të humburve në oborr të vet t’ia bëjë të qarta disa ;ështje në lidhje me zgjedhjet demokratike, sepse këta mjeranë o nuk e dijnë se demokracia është sistem legjislativ (ligjesh) që janë në kundërshtim me Sheriatin (Ligjin) e Allahut, o nuk e dijnë se të gjykuarit me ligj tjetër pos Ligjit të Allahut është shirk (politeizëm) dhe kufër (mohim i fesë Islame).

Demokracia, socializmi, komunizmi... janë emra të reformuar të shirkut dhe kufrit ashtu si; është reformuar edhe emri i alkoolit në birrë, uiski, shampanj... Prandaj i falënderohem Allahut subhanehu ve teala që ka dërguar dijetarë të cilët i zbulojnë këta kurthe të shejtanit dhe me argumente nga Kur’ani, Sunneti na e bëjnë të qartë se edhe demokracia si edhe sistemet tjera xhahilite (joislame, injorante) janë fe si; është judaizmi, krishterizmi, budizmi, hinduizmi... E Allahu subhanehu ve teala thotë:

Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.(Ali Imran 85)


Demokracia

Demokracia për herë të parë është paraqitur në shekullin e 18 në Europën Perëndimore, pas një përleshje të madhe mes kishës dhe mbretërve të cilët mbronin interesat e popullit. Pas disfatës së kishës, qeverisja u takoi njerëzve të cilët bënin dallimin mes fesë dhe rregullimit shoqëror. Ata margjinalizuan fenë duke lënë vetëm si çështje personale të çdo njeriu, pa e përzier në aktivitetet shoqërore dhe shtetërore.

Qeverisjen demokratike ata morrën nga ideja paganiste greke sipas së cilës populli sundon vetveten, për vetveten. Si burim të sistemit të ri ata morrën mësimet e filozofisë së vjetër greke dhe legjislacionin romak.
Termi demokraci përbëhet prej dy fjalëve greke demos – popull dhe kratos – sundim. Në terminologjinë e gjërë demokraci d.t.th. kontroll mbi pushtetin ekzekutiv nga ana e popullit edhe atë drejtpërdrejt përmes kuvendit (parlamentit). Kuvendi është i përbërë prej deputetëve të zgjedhur në mënyrë “legale” nga ana e popullit. Këta të “zgjedhur të popullit” kanë “të drejtë” të bien ligje sipas propozimeve të tyre të cilët ligje mund të miratohen apo të refuzohen në kuvend. Sipas kësaj rrjedh se ligjet vendosen sipas shumicës parlamentare të cilët janë të zgjedhur me shumicën e votave të votuesve, d.m.th. populli është sundimtar dhe përveç ligjeve të tij asnjë ligj tjetër nuk mund të sundoj, po as Ligji i Allahut. Në demokraci populli është pushtet ligjvënës ndersa njeriu është ligjdhënës. Sipas kësaj demokracia barazon njeriun me Zotin (Allahu na ruajt!).

Joseph Frankel, një politikan perëndimor, ka thënë: “ Qeverisja në raste demokratike kuptohet si autoritet suprem, i cili nuk pranon të ketë asnjë autoritet mbi të, dhe askush nuk ka të drejtë t’i kontrollojë vendimet e tij. Ky kuptim fundamental nuk ka qenë i nënshtruar ndryshimeve gjatë kohëve të fundit.”
Dhe si përfundim mund të themi se demokracia është sistem legjistlativ – sistem ligjesh shekullare (veçim nga sistemi fetar).

Islami për demokracinë


Argumente nga Kur’ani


Pasi që demokracia qenka sistem në të cilin njerëzit bien ligje dhe me ata gjykojnë dhe sundojnë popullin, për këta ligje ata kanë formuar polici dhe ushtri të cilët i mbrojnë këta ligje, kanë ndërtuar burgje dhe i mbushin me ata që nuk i respektojnë këta ligje... Ta shohim se si është gjykimi Islam ndaj këtij fenomeni (demokracisë) .
Allahu në Kur’an thotë:

“A nuk i ke parë ti (o Muhamed!) ata (hipokritë) që pohojnë se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe profetëve të tjerë para teje? Ata kërkojnë gjykimin e zotave të rremë (tagutit), ndërkohë që janë urdhëruar t’i mohojnë ato. Djalli dëshiron që t’i nxjerrë ata krejtësisht nga udha e drejtë.” (En – Nisa 60)

“Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” (En – Nisa 65)

“ …Allahu gjykon, dhe askush nuk mund ta thyejë gjykimin e Tij…”(Er – Ra’d 41)

“...Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë.” (El – Maide 44)

“Prandaj gjykoji sipas asaj që të ka shpallur Allahu e mos ndiq dëshirat e tyre të kota! Ki kujdes që ata mos të të nxisin të largohesh nga një pjesë e asaj që të ka shpallur Allahu! Nëse ata të kthejnë kurrizin e nuk dëgjojnë gjykimin tënd, atëherë ta dish se Allahu do vetëm që t’i dënojë për disa gjynahe të tyre. Në të vërtetë, shumë njerëz janë të pabindur.
A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e (kohës së) injorancës (paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?” (El – Maide 49, 50)

“Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur.” (Ahzab 36)

“A kanë ata idhuj, të cilët u kanë caktuar një fe që nuk e ka lejuar Allahu?! Sikur të mos kishte qenë Fjala e vendimit të mëparshëm, ata do të ishin gjykuar menjëherë. Për keqbërësit është përgatitur një dënim i dhembshëm.” (Esh – Shura 21)

“Ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, janë vetëm emra, të cilët i keni vënë ju dhe të parët tuaj, pa pasur prej Tij asnjë argument. Vendimi (Gjykimi) i përket vetëm Allahut: Ai ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë. Kjo është e vetmja fe e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e di.” (Jusuf 40)



Argumente nga Sunneti

Argumentet nga Sunneti për këtë temë janë të shumta. Një herë Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) i ka lexuar një ajet Adij ibn Hatim (i cili ishte i krishter, pastaj e pranoi Islamin) në të cilin thuhet: "Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër çifut) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota përveç Allahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) përveç për adhurimin ndaj Allahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij. I lartë është Ai nga ajo që i shoqërojnë.” (Teube, 31)

Adiu i tha që ne nuk i adhuronim ata. Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, i tha se ata ishin që ua bënë të lejuarën të ndaluar e të ndaluarën të lejuar dhe ata i pasuan. ( Transmeton Tirmidhiu. Hadithi është hasen.)
Rregulli shpjegon dhe sqaron shirkun e bindjes apo nënshtrimit. Ky shirk ndodhë kur i bindesh apo nënshtrohesh krijesave, ndërkohë që e kundërshton Krijuesin (Allahun).
Këtë e sqaron hadithi, të cilin e transmeton Aliu, radijallahu anhu, se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk ka bindje ndaj krijesës kur kundërshtohet Krijuesi.” Hadithin e transmeton imam Muslimi në “Sahihun” e tij. Kjo ka kuptimin se bindja dhe nënshtrimi ndaj krijesave, kur kundërshtohet Krijusesi, quhet shirk i nënshtrimit dhe bindjes.

Argumente nga dijetarët muslimanë


Shejhul-Islam Ibën Tejmije ka thënë:

" Dhe është e njohur nga nevojshmëria e fesë së muslimanëve dhe nga pajtueshmëria e të gjithë muslimanëve se, kush pason sheriat (ligj) tjetër nga Sheriati i Muhammedit [salAllahu alejhi ve selem), atëherë ky është kafir dhe ky është sikurse kufri i atij që beson në një pjesë të Librit, ndërsa mohon një pjesë tjetër të Librit."
[el Fatava, Vol. 28/524]


El-Hafidh Ibën Kathiri ka thënë:

" Andaj, ai që le Sheriatin (Ligjin) e qartë, i cili i është shpallur Muhamed Ibën Abdullahut [salAllahu alejhi ve selem] - Vulës së Profetëve, dhe merr hukmin (gjykimin) nga tjerë pos tij nga ligjet e kufrit të cilat janë të anuluara, ai nuk ka besuar. Prandaj, si është gjendja e atyre që marrin hukmin nga 'Jasik-u (ligji i tatarëve, të cilët përzien rregullat e Sheriatit me rregulla të shpikura) dhe i japin përparësi ?! Ai që vepron kështu ka bërë kufër (nuk ka besuar) sipas ixhmasë së muslimanëve"[Al-Bidajah va Nihajah, Vol. 13/ 119]


Shejh 'Abdul-'Aziz Ibën 'Abdullaah Ibën Baaz ka thënë:

" Nuk ka iman (besim) ai i cili beson se ligjet e njerëzve dhe mendimet e tyre janë superiore (kanë përparësi) ndaj hukmit të All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, apo e barazon me të, apo ia gjasonë atij ose e len apo e zëvendëson me ligje të fabrikuara dhe institucione të shpikura nga njerëzit, edhe nëse ai beson se Ligjet e All-llahut janë më përfshirëse dhe më të drejta."
[Risalat Vuxhub Tah'kim Shari'at Allah f. 39, që pason Risalaat Tah'kim El-Kavanin publikuar nga “Daar El-Muslim]


Shejh Muhamed Ibën Salih el-'Uthejmin ka thënë:

" Lloji i parë është kur Hukmi i All-llahut është larguar dhe zëvendësuar me një hukm tagutësh, ashtu që Hukmi i Sheriatit është eliminuar nga mesi i popullit dhe në vend të tij vendoset një hukm tjetër nga fabrikimet e njerëzve dhe ata largojnë ligjet e Sheriatit rreth mu´amilah (marrëdhënieve ndërnjerëzore) dhe vendosin në vend të tij ligje të fabrikuara dhe kjo, pa dyshim, është istib´daal (zëvendësim) i Sheriatit të All-llahut subhanehu ve teala me diçka tjetër. Dhe kjo është kufër që largon nga mileti (Islam sh.p.) sepse ky person vendos veten në nivel të Krijuesit, sepse ai shara´a (ligjësoi) për robët e All-llahut atë për të cilën All-llahu te´ala nuk e autorizoi, dhe kjo është shirk sipas Fjalëve të Tij Teala:

" Apo kanë ata shokë e të barabartë me All-llahun (zota të rremë të tyre) të cilët kanë themeluar e përcaktuar për ta ndonjë fe të cilën nuk e ka urdhëruar e përcaktuar Allahu?" (Esh Shura, 21)
[Fikh El-' Ibadet]


Shejh Mahmud Shakir ka thënë:

" Andaj, pyetja e tyre nuk ishte pyetja e Ibadijes drejtuar Abi Mexhlis-it rreth tefsirit të këtij ajeti - rreth të cilit mub´tadah e kohës sonë pajtohen rreth çështjes së gjykimit në çështjet e pasurisë dhe gjakut me ligj që kundërshton Sheriatin e popullit të Islamit dhe jo në lidhje me vendosjen e një ligji mbi popullin e Islamit dhe imponimi ndaj tyre që të marrin gjykim prej tjetërkujt pos rregullave të Allahut në Librin e Tij dhe në gjuhën e të Dërguarit të Tij. Andaj, ky veprim largon nga Hukmi i All-llahut dhe nga dini i Tij dhe vendos ligjet e kufarëve mbi Ligjin e All-llahut, subhabehu ve te´ala dhe kjo është kufër. Anjëri nga populli i Kibles, me gjithë dallimet e tyre, nuk dyshon në kufrin e atij që flet apo thërret në këtë."[Nga komentimi i tij në " Tafsir Et-Tabari" Vol. 10/ 348]


Alamah Muhammed El-Emin Esh-Shеnkiti ka thënë:

" Nga tekstet Hyjnore bëhet më se e qartë se, ai i cili pason ligje të fabrikuara, të ligjësuara nga shejtani përmes gjuhëve të miqve të tij dhe të cilat kundërshtojnë atë që Allahu Xhele ve´Ala ligjësoi përmes gjuhës së Dërguarve të Tij [alejhime selam], askush nuk dyshon në kufrin dhe në shirkun e tyre , përveç atyre të cilëve Allahu ua ka marrë të pamurit dhe i ka verbuar ndaj Dritës së Shpalljes!"
[Adhvaa El-Bejan, Vol. 4/ 82-85]

Shejh Salih el-Feuzani ka thënë:

" Kush merr gjykim nga të tjerët përveç në Ligjin të Allahut, nga të gjitha institucionet e shpikura njerëzore, atëherë ai i ka marrur implikuesit e këtyre ligjeve dhe ata të cilët gjykojnë me to si shokë (partnerë) me Allahun në legjislacionin e tij. Ai Te´ala ka thënë: “ A kanë ata partnerë (shokë) të cilët u kanë lajuar atyre atë që All-lahu nuk e ka lejuar?” Dhe Ai ka thënë: “ Dhe nëse ju iu nënshtroheni atyre, atëherë ju jeni Mushkrikin. " [El-Irshaad ila'Sahih El-' Atikaad, Vol. 1/ 72]

Dhe pastaj, pasi që transmetoi atë që El-Hafidh Ibën Kethiri ka shkruar rreth tatarëve dhe 'El Jasik'-ut, ai tha:

" Dhe siç ai përmendi ligjin e tatarëve dhe gjykoi mbi të me kufër, ato që vendosin në vend të Sheriatit Islam janë ligje të fabrikuara, të cilat, në kohën tone, janë implementuar si burime të ligjeve në shumë shtete dhe Sheriati Islam është mospërfillës në krahasim me to, përveç në ' çështje personale' si i quajnë ata."
[El-Irshaad ila'Sahih El-' Atikaad, Vol. 1/ 74]


Shejh 'Umer el-Eshkar ka thënë:

" Nga ky sqarim neve na bëhet e qartë se, egzistojnë dy lloje të atyre që kanë rënë në kufër, rreth të cilit nuk ka dyshim. Të parët janë ata që gjykojnë me atë që Allahu nuk ka shpallur dhe ata të cilët fabrikojnë (shpikin) ligje të cilat kundërshtojnë Ligjin e Allahut dhe e implementojnë atë mbi popull, dhe ixhmaja mbi kufrin e tyre nuk ka dyshim."
[El-Shari'ah El-Ilahijeh, f. 179]



'Alaamah Muhamed Ibën Ibrahim El-Ash-Shejh ka thënë:

" I pesti, dhe ky është më i madhi dhe më përfshirësi dhe kundërshtimi më i qartë i Sheriatit dhe kryeneçësia ndaj ligjeve të tij dhe fyerja ndaj Allahut dhe Dërguarit të Tij dhe kundërshtim i gjyqeve të Sheriatit në bazat dhe degët e tyre dhe llojet e tyre dhe paraqitjet e tyre dhe gjykimet dhe implementimet, referimet dhe aplikimet e tyre. Ashtu sikurse gjyqet e Sheriatit referohen në Librin e Allahut dhe në Sunnetin e të Dërguarit të Tij, poashtu këto gjyqe kanë referimet e tyre, e që janë ligjet e përmbledhura nga shumë legjislacione dhe ligje siç janë ligjet e Francës, Amerikës dhe Anglisë si edhe ligjeve tjera, dhe nga medh´hebi i disa novatorëve (bidatxhijve) të cilët pohojnë se janë nën Sheriat. Dhe këto gjyqe tani janë plotësisht në funksionim në vendbanimet Islame, duke hyrë populli në to dita ditës, gjykatësit e tyre i gjykojnë ata me atë që kundërshton Sunnetin dhe Librin, me rregulla të atij ligji dhe ata ua imponojnë atë atyre dhe e aplikojnë mbi ta. Andaj, cili kufër është mbi këtë kufër dhe çka e anulon shahadetin e Muhammedur Resul-Allah, nëse jo kjo?!"
[Tah'kim El-Kavanin]


Shejh 'Abdur-Razzak el-'Afifi ka thënë:

" Së treti: ai i cili cilësohet me Islam dhe njeh ligjet e tij dhe pastaj fabrikon për popull ligje dhe ua bën atyre institucion për udhëheqje dhe gjykim dhe e din se kjo kundërshton ligjet e Islamit. Atëherë ai është kafir, jashtë miletit Islam. I njejtë është edhe gjykimi rreth atyre që përcaktojnë formimin e një komiteti apo komiteteve për këtë dhe urdhërohet populli që t´ia drejtojnë gjykimet e tyre këtyre institucioneve apo ligjeve apo detyron që të mirret gjykim prej tyre, derisa e din se ato kundërshtojnë Sheriatin Islam. Dhe i njejtë është edhe ai që gjykon me to dhe e implementon atë rreth çështjeve dhe ai që iu nënshtrohet atyre në këto gjykime nga vullneti i tij i lirë, sepse ai e din se kjo kundërshton Islamin. Andaj, të gjithë këta janë partnerë (shokë) në largimin e tyre nga Gjykimi i Allahut."
[Shubu'haat Houl Es-Sunneh Va-Risalaat El-Gjykim bi'Ghajr ma'Enzel-Allah, f. 64]


Imam Ahmed Shakir ka thënë:

" Çështja e këtyre ligjeve të fabrikuara është e qartë si qartësia e diellit. Është kufër i qartë dhe nuk asgjë të fshehtë rreth saj dhe nuk ka asnjë arsyetim për ata që cilësohen me Islam (sh.p. që i thuan vetes muslimanë), kushdo qofshin ata, të veprojnë në përputhshmëri me to, t´u binden atyre apo t´i aprovojnë ato.Andaj, çdo njeri duhet të ketë kujdes dhe çdonjëri është përgjegjës për vetveten. Prandaj ulematë duhet të bëjnë të qartë të vërtetën dhe të thuan atë që janë urdhëruar që ta thonë pa fshehur asgjë."
[Umdaat Et-Tafsir Mukhtaasir Tafsir Ibën Kathir nga Ahmed Shakir, Vol. 4/ 173-174]




Imam Ibën Xhеrir Et-Tabariu ka thënë:

" Ai Te´ala thotë se, ai që fshehë Gjykimin e Allahut, të cilin Ai ka shpallur në Librin e Tij dhe e ka bërë ligj mes robërve, ashtu ata fshehin dhe gjykojnë me tjera pos tij, sikurse gjykimi i jehudëve rreth ****ërisë (zinasë) së të martuarve me rrahje me kamzhik dhe nxirje të fytyrave të tyre dhe fshehja e Gjykimit rreth gurëzimit, si edhe gjykimi i tyre rreth vrasjeve të tyre me gjak-shpagim të plotë ndërsa disave me gjysmën e gjak-shpagimit. Ndërsa sa u përket njerëzve me tituj, atyre u jipet kisas, ndërsa njerëzve të thjeshtë u bëhet shpagim gjaku me para. Mirëpo, Allahu i bëri ata të gjithë të njejtë në Teurat: “...të tillët janë kafira. Ata ishin që fshehën të vërtetën, të cilën ata duhej të zbulonin dhe ta bënin të qartë. Dhe ata e fshehën atë prej popullit dhe u paraqitën atyre diçka tjetër dhe gjykuan mes tyre me të (me gjykimin e ndryshuar) për shkak të ryshfetit që morrën prej tyre."
[Ajo që Et-Tabariu thotë këtu është se, ai konsideron që ky ajet vlen për të gjithë ata që veprojnë sikurse jehudët dhe nënkupton këtë ajet si kufër ekber (kufër I madh, kufër që të nxjerr nga feja islame) për të gjithë ata që veprojnë si vepruan ata.]
[ Tefsir El-Tabari, Vol. 4/ 592 ]


Shejh Muhamed el-Ghunejman është pyetur:

" Ai që len gjykimin e asaj që ka shpallur Allahu; nëse ai bën gjykime të përgjithshme me ligje të fabrikuara, a ka bërë kufër? Dhe a ka dallim në mes kësaj dhe atij i cili gjykon me Sheriat, mirëpo në ndonjë çështje ai kundërshton Sheriatin për shkak të epsheve apo ryshfetit, apo ndonjë arsyeje tjetër?"

Ai u përgjigjur:

" Po, është vaxhib (obligim) të dallohet mes tyre. Ka dallim mes atij që hedh gjykimin e Allahut, Xhele ve A´la, dhe e zëvendëson atë me gjykime përmes ligjeve dhe gjykimit të njerëzve. Ky është kufër, i cili nxjerrë jashtë miletit Islam. Mirëpo, ai që është multezim (fetarisht i angazhuar) ndaj dinit Islam pëveçse ai është i mosbindur dhe dhalim (zullumqar) duke pasuar epshet në disa prej ah´kam-eve dhe shkon pas përfitimeve të dunjas, duke pranuar se ai është dhalim në këtë, atëherë kjo nuk është kufër që njerrë prej miletit. Dhe ai që, gjykimin e ligjeve e bën të barabartë me Gjykimin e Sheriatit dhe e bën atë hallall, atëherë ky ka bërë kufër që nxjerrë nga mileti, edhe nëse kjo ndodhë në një instancë (sh.p. rast)."
[Muhaalit El-Mishkaat, Vol. 4/ 247]


Shejh Ibën Kasim ka thënë:

" Sikurse ata që udhëheqin me ligje të xhahilijetit (injorancës sh.p.) dhe ligje internacionale, apo ndryshe ai që udhëheq me diçka tjetër pos me atë që ka shpallur Allahu, qoftë kjo udhëheqje me ligje apo me diçka që është shpikur e që nuk është nga Sheriati apo e afirmuar në Gjykim, atëherë ai është tagut nga tavagitët më të mëdhenj."
[Nga komentimi i tij në "Usul eth-Thalaathah", f. 96 ]


Shejh Hammad Ibën 'Atik an-Naxhdi ka thënë:

" Dhe çështja e katërmbëdhjetë është marrja e gjykimit prej dikuj tjetër, përveç prej Librit të Allahut dhe Dërguarit të Tij."

Pastaj ai përmendi fetvanë e Ibën Kethirit rreth ajetit: " A janë duke kërkuar ata Gjykimin e xhahilijetit?", të cilin kemi transmetuar më herët. Pastaj ai tha:

" Dhe në këtë kanë rënë popujt e beduinëve (endacakeve ) dhe të ngjashëm me ta, duke marrur Gjykimin nga traditat e baballarëve të tyre dhe prej asaj që patën aprovuar paraardhësit e tyre nga traditat e akuzuara, të cilat ata i etiketojnë me "Sheriat Rifaafah" dhe e vendosin para Librit të Allahut dhe Sunnetit të Dërguarit të Tij. Andaj, ai që vepron kështu, ai është kafir dhe është vaxhib të luftohet ai, derisa të kthehet në Gjykimin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij."[Mexhmu'et Et-Teuhid, f.412]


Shejh 'Abdullah Ibën Humajd ka thënë:

" Dhe ai që aprovon legjislacion të përgjithshëm ( Teshri' El-' Aam ) dhe e aplikon mbi popull atë që kundërshton Gjykimin e Allahut, atëherë ky del nga mileti si kafir."
[A'hamijaat El-Xhihad" nga 'Ali bin Nafi' El-' Iljani, f. 196]


Shejh Muhamed Hamid el-Fakih ka thënë:


" Dhe si këta ose (edhe) më të këqinj janë ata që marrin fjalët e ligjeve të Kufarëve, me të cilat gjykojnë në ;ështje të gjakut dhe pasurisë dhe i vendosin këto para asaj që ata njohin dhe u është bërë e qartë prej Librit të Allahut dhe Sunnetit të Dërguarit të Tij. Andaj ai, pa asnjë dyshim, është murted (renegat,idalur prej feje) nëse vazhdon në të dhe nuk i kthehet Gjykimit të asaj që ka shpallur Allahu dhe ai nuk do të ketë dobi nga asnjë emër me të cilin ai e etiketon veten, e as nga veprat tjera të jashtme që i bënë, sikurse namazi apo agjërimi, apo diçka tjetër!"
[Nga hamishi i "Fet'h el-Mejxhd", f. 406]



'Abdul-Latif Ibën 'Abdur-Rahman, kur u pyet rreth gjykimit të endacakeve me traditat e baballarëve dhe gjyshërve të tyre:

" A mund t´i etiketojmë me kufër, pasi që atyre u është bërë e qartë (se kjo nuk është e lejuar, ndërsa ata vazhdojnë)?"



Ai u përgjigj:

" Kush gjykon me diçka tjetër, pos me Librin e Allahut dhe Sunnetin e Dërguarit të Tij, pasi që atij i është bërë e qartë (se kjo nuk është e lejuar), atëherë ai është kafir. Ai, Te´ala ka thënë: “ Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që Allahu ka shpallur, të tillët janë Kafirun.” (Dhe Ai Te´ala, poashtu ka thënë “ A kërkojnë fe tjetër pos Fesë së Allahut?” (Dhe Ai Te´ala, poashtu ka thënë “ A i keni parë ata (hipokritët) të cilët pohojnë se kanë besuar në atë që u është shpallur juve, dhe në atë që është shpallur para jush, dhe kërkojnë gjykim (në mosmarrëveshtjet e tyre) nga tagutët (gjykatës të rrejshëm, etj.) ndërsa ata janë urdhëruar që t´i refuzojnë ata.”Dhe ka shumë ajete me këtë kuptim."
[Dur'ur Es-Sanijah fi'El-Axhvibah En-Nexhdijeh", Vol. 8/ 231 Publikuar nga "Dar El-Iftaa' bil'Saudijeh" 1385 H]



'Abdur-Rahmaan Ibn Hasan ka thënë:

" Andaj, neve na është e qartë se ajeti (9:31) vërteton se, ai që i nënshtrohet tjetërkujt pos Allahut dhe Dërguarit të Tij, dhe nuk i merr Librin dhe Sunnetin, rreth çështjeve të bërjes hallall atë që Allahu ka bërë haram apo bërjes haram atë që Allahu ka bërë hallall, apo i nënshtrohet dikujt në mosnënshtrueshmëri ndaj Allahut dhe pason në atë për të cilën Allahu nuk i ka dhënë leje, atëherë ai ka marrur atë si zot dhe si objekt adhurues dhe e ka bërë shokë me Allahun, dhe kjo kundërshton Teuhidin, që është Dini i Allahut të cilin e shfaqin fjalët e Ihlasit: ' La Ilahe il-lAllah'. (Kjo) sepse Ilah është ajo që adhurohet, dhe Allahu Te´ala e quajti nënshtrimin e tyre adhurim të tyre dhe i quajti zotra. Sikurse Ai Te´ala thotë: “ Dhe Ai nuk ju urdhëron juve që të merrni engjujt dhe pejgamberët si zotra...” , me fjalë tjera '...si partnerë me Allahun ne adhurim...' - ' A ju urdhëroi Ai që të bëni Kufër pasi që ju ishit muslimanë?' Dhe kjo është shirk, sepse çdo gjë që adhurohet është zot dhe çdo gjë, të cilës njeriu i nënshtrohet apo pason, sa i përket diçkaje tjetër se ajo që ka aprovuar Allahu dhe i Dërguari i Tij, atëherë ai merret si adhurues apo pasues i një zoti dhe një gjëje që adhurohet. Sikurse thotë Ai Te´ala në Suren En´am: “ Dhe nëse u nënshtroheni atyre, atëherë ju jeni mushrik (politeistë) .' Dhe ky është kuptimi i këtij ajeti, dhe si ky është edhe kuptimi i fjalës së Tij Te´ala: “ Dhe a kanë ata partnerë të cilët u kanë aprovuar atyre ligje në Din (Fe), për të cilat Allahu nuk u ka dhënë leje?' Dhe Allahu e di më së miri."
[Fet'h El-Mexhid, f. 110-111 Publikuar nga "Dar El-Fikr"]


Shejh Salih Ibrahim el-Lejhi rreth kuptimit të delil ka thënë:

" Andaj të udhëhequrit me ligje të fabrikuara, të cilat kundërshtojnë Sheriatin Islam, është ateizëm dhe kufër dhe fesad dhe dhulm në mes të robërve, sepse siguria nuk është e vendosur dhe nuk janë siguruar të drejtat e Sheriatit, përveç me veprimin e tërësishëm sipas Sheriatit Islam në Akide dhe adhurim dhe udhëheqje dhe rregulla të mirësjelljes dhe udhëheqje të institucioneve, sepse ' Udhëheqja me tjetër pos me atë që ka shpallur Allahu' është udhëheqje me vepra të krijuara mbi krijesa si ato. Dhe kjo është udhëheqje me ligje të tagutit dhe nuk ka dallim në mes të kushteve individuale dhe atyre të përgjithsme dhe specifike; dhe kushdo që dallon në mes tyre në gjykim, atëherë ai është ateist, zindik (hipokrit në mohim), kafir në Allah El-´Adhim"
[Es-Selsebil , Vol. 2/ 384, që është komentimi i tij mbi "Zaad El-Mutaknah ".]


Mendimtari musliman Mevdudi ka thënë:


“ Sa i përket themelit të tretë, ajo është demokraciа ose përshkrimi hyjnor i njeriut. Së bashku me dy principet e mëparshme, fotografia e cila në kuadër të saj kaplon vuajtjen dhe plogështinë e botës, bëhet komplete. Unë me të vërtetë më parë kam cekur se kuptimi i demokracisë në civilizimin modern d.m.th. qeverisja e shumicës. Kjo nënkupton që banorët e vendit janë të lirë nga ai aspekt që ua plotëson mirëqenien e tyre dhe se ligjet e këtij vendi burojnë nga epshet e tyre.”,
derisa ka thënë:
“... dhe nëse tani mendojmë për tre principet, do të shohim se shekularizmi me të vërtetë i ka “liruar” njerëzit nga adhurimi i Allahut, nga nënshtrimi ndaj Tij, nga frika ndaj Tij dhe nga themelet e përkufizuara të sjelljes (moralit). Ai gjithashtu ua ka mundësuar të bredhin andej këndej ku dëshirojnë ata, dhe i ka bërë rob të vetvetës (të epsheve të veta) duke mos dhënë llogari para askujt.
Pas kësaj ka ardhur që t’u jep gojë të madhe dhe të mbushur me fajësi dhe egoizëm, mburrje, përvetësim pa të drejtë dhe mosrespektim ndaj të tjerëve.
Më në fund, demokracia ka ardhur që këtë njeri, pasi që i është dhënë liria e plotë dhe pasi që e ka bërë tërësisht rob të dëshirave të veta dhe i mahnitur me epshin egoist, e ul në fronin e fronit hyjnor. Kështu që demokracia ia ka dhënë të drejtën e plotë për të sjellur rregulla dhe ligje dhe atij në shërbim ia ka lënë sistemin qeverisës me të gjitha potencialet e veta, me qëllim që të plotësoj krejt që ai kërkon.”
Atëher el-Meëdudi ka thënë:
“ Për këtë shkak unë haptazi u them muslimanëve: ‘ Demokracia nacionalista dhe shekullariste i kundërvihet fesë dhe akides të cilën e keni përqafuar. Kështu që, nëse i nënshtroheni, ajo do të jetë njësoj sikur ta kishit hudhur Librin e Allahut pas shpine; dhe nëse merrni pjesë në themelimin e saj ose në ndihmimin, me të vërtetë e keni përgënjeshtruar Pejgamberin tuaj, të cilin ua ka dërguar i Vetmi’ ’’, derisa nuk ka thënë:
“ Ku do që të jetë prezent ky sistem, ne këtu nuk shohim Islam, ndërsa ku do që është prezent Islami, këtu nuk ka vend për këtë sistem.’’21 (fjalimi I el-Meududit është përfunduar) nga libri me titull “Islami dhe civilizimi modern”, nga el-Meududi.




Zgjedhjet demokratike

Pasi që mësuam se demokracia qenka sistem ligjesh, kuvendi shtëpi ligjëvënës dhe deputetët ligjdhënës atëherë duhet edhe njëherë të përsërisim se të bie ligje dhe të gjykon I takon vëtm Allahut. Ashtu siç na mëson edhe ajeti kuranor:” …Allahu gjykon, dhe askush nuk mund ta thyejë gjykimin e Tij…”
Gjykimi I takon vetëm Allahut, vetëm Allahut I takon kjo cilësi dhe ai që shpik ligje tjera pos ligjeve të Allahut dhe gjykon me ata ligje ai është munduar t’I përshkruan vetes cilësinë që I takon vetëm Allahut. Kjo vepër në Islam quhet shirk. Shirk është cdo cilësi dhe vepër që I takon vetëm Allahut t’I përshkruhet dikujt tjetër pos Tij. Shirku është mëkati më I madh. Krijesat që bejnë shirk quhen mushrik (idhujtar, politeist). Ndërsa cdo kush që I përshkruan vetes cilësinë që I takon vetëm Allahut quhet tagut.

Imam Temimi tagutin e definon në këtë mënyrë:

“Tagut është cdo gjë që adhurohet përvec Allahut subhanehu ve teala dhe ai (taguti) është i kënaqur me adhurimin që i bëhet e kjo përmbledh, ato që adhurohen, pasohen dhe që I binden përvec Allahut subhanehu ve teala – të gjithë këto janë tagutë.”

Shejhul-islam Ibën Tejmije, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:
“ Personi i cili nënshtrohet në mosnënshtrimin ndaj Allahut ose personi i cili nënshtrohet në pasimin e udhëzimit përveç udhëzimit të fesë së vërtetë; në të dyja rastet, nëse ajo që i urdhëron njerëzit ai është në kundërshtim me urdhërat e Allahut, atëherë ai është tagut. Nga ky shkak ne, njerëzit të cilët gjykojnë, përveç asaj që ka shpallur Allahu, i quajmë tagutë.” (“Mexhmu’ul fetava”,vol. 28 fq. 200)

Kurse Ibnul –Kajjimi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:
“ Kështu nocinoi tagut i përket të gjithë atyre të cilët gjykojnë me diçka tjetër, përveç gjykimit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kjo, gjithashtu, vlenë edhe për rastin që njerëzit ta adhurojnë përveç Allahut, ose ta pasojnë në mosnënshtrimin e Allahut, ose t’i nënshtrohen kur nuk janë të sigurtë me ate se a i nënshtrohen Allahut. Në këtë mënyrë këto, tagutët e kësaj bote dhe nëse shikon në ta dhe i shikon gjendjet e njerëzve me ata, do të shohiësh se shumica e tyre janë larguar nga adhurimi ndaj Allahut në adhurimin e tagutëve; nga gjykimi i Allahut dhe të Dërguarot e Tij kah gjykimi i tagutit, dhe nënshtrimit të Tij dhe të Dërguarit e Tij kah nënshtrimi i tagutëve.” (''I'lām el-Muveki'īn'', vol. 1 fq. 50)


“Ai jua ka shpallur në Libër (Kuran): Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të ishit si ata. Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit.” (En – Nisa 140)


Sipas ajetit të lartëshënuar nënkuptojmë se ai që është prezent kur bëhet shirk dhe kufër dhe nuk e lëshon këtë vend apo nuk mundohet ta pengon shirkun dhe kufrin e merr të njëjtin gjykim sikurse ai që ka bërë shirk dhe kufër. E ;ka mund të themi për ata që ndihmojnë dhe mundësojnë që të bëhet shirk dhe kufër duke zgjedhur kandidatë të cilët në emër të tyre përpilojnë ligje përve; ligjeve të Sheriatit. Sepse votat e tyre janë mjetet e vetme që i mundësojnë ;do anëtari të kuvendit të bën shirk dhe kufër sepse pa votat e tyre ai nuk do të kishte mund ta bënte këtë shirk dhe kufër. Vota e votuesve këtyre njerëzve ua jep postin e tagutit. Ndërsa Allahu në Kur’an na urdhëron që ta mohojmë tagutin:

“...Ai që mohon idhujt (dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.” (El – Bekare 256)

“A nuk i ke parë ti (o Muhamed!) ata (hipokritë) që pohojnë se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe profetëve të tjerë para teje? Ata kërkojnë gjykimin e zotave të rremë (tagutit), ndërkohë që janë urdhëruar t’i mohojnë ato. Djalli dëshiron që t’i nxjerrë ata krejtësisht nga udha e drejtë.” (En – Nisa 60)

“Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmanguni nga taguti!” Disa prej tyre Allahu i shpuri në rrugë të drejtë e disa e merituan të mbeten në humbje...” (En – Nahl 36)

“Le të gëzohen ata që shmangen nga adhurimi i tagutit e kthehen nga Allahu! Pra, jepu lajme të gëzueshme robërve të Mi,”(Ez – Zumer 17)

Në dy ajete të cilat I cituam më lartë Allahu më parë vëndon kushtin e mohimit të tagutit para besimit në Allahun. Nga këta ajete mund të konkludojmë se mohimi I tagutit është prej kushteve që njeriu të quhet besimtarë.
E tash mund të pyesim se ;farë mohimi të tagutit bëjnë ata që dalin në zgjedhje demokratike dhe ua mundësojnë atyre që dëshirojnë të bëjnë shirk dhe kufër që të bëhen tagut. Ndësa ne jemi të obliguar që ta mohojmë tagutin, të distancohemi prej tagutit dhe ta armiqësojmë tagutin.

Shembull i mrekullueshëm për ju është Ibrahimi dhe ata që kanë qenë me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne shkëputemi nga ju dhe nga ato që ju i adhuroni në vend të Allahut; ne ju mohojmë dhe armiqësia e urrejtja midis nesh është e përhershme, derisa të besoni tek Allahu Një dhe i Vetëm”. (El – Mumtehine 4)




Realiteti i zgjedhjeve demokratike



Nuk mund që në ndonjë cështje ku Allahu na e ka ndaluar dhe I Dërguari I Tij na ka këshilluar që të largohemi të ketë dobi në atë punë, sado që neve na duket se në te ka dobi ose për muslimanët. Sepse Allahu pyet:

“…“A e dini më mirë ju apo Allahu?”…” (El – Bekare 140)

Pastaj Allahu përgjigjet:

“Allahu di, kurse ju nuk dini.” (El – Bekare 216)

Pasi që Allahu di e ne nuk dimë, atëherë duhet ta dëgjojmë Allahun kur na thotë:

“Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu, dënon vërtet ashpër.” (El – Hashr 7)

Ndërsa Pejgamberit salAllahu alejhi ve selem iu ishte ofruar posti për qeverisje në Meke me kusht që ai haptas mos ta mohonte tagutin, mirëpo ai nuk e pranoi ktë rrugë edhe sikur ata (mushrikët) t’ia “vëndonin diellin në krahun e djathtë e hënën në të majtën”. Kjo pra ishte metodologjia (menhexhi) I Muhamedit salAllahu alejhi ve selem. E kush kërkon mtodologji tjetër krahas metodologjisë së Muhamedit salAllahu alejhi ve selem atë nuk e pret asgjë tjetër pos mposhtjes dhe nëncmimit.

Këtë na e vërteton edhe shembulli me Algjerinë.
Në fillim të viteve 90-ta lëvizja e udhëhequr prej Abbas Medanit fitoi shumicen (rreth 80%) të votave te elektoratit. Kjo ishte e mjaftueshme për shërbimet speciale perëndimore të marrin vendim të shpejt dhe trilluan një puc dhe cuan në pushtet një kandidat që ishte nën kontrollin e tyre.
Më vonë ata e shtypën lëvizjen “islame” me gjak me mënyrat e tyre ushtarake. Pu;i shtetror konsiderohet se është elaboruar dhe përmbushur nga sherbimet speciale franceze
.
Por këtu nuk ka dyshim qe i tërë koalicioni perëndimor morri pjesë ne këtë sabotim politik antiislam.
Politikanët perëndimor dhe burrshtetas të ndryshëm me cinizëm u përgjigjën akuzave të natyrshme për sa i përket veprimeve të tyre, që në këtë rast thyerja e ligjeve ndërkombëtare dhe standardeve demokratike do të ishte një e keqe më e vogël se sa ardhja në pushtet e “islamistëve”.

Pastaj shembull tjetër është edhe lëvizja “islame” në Turqi. Lideret e lëvizjes “islame” të Turqisë kanë ardhur në pushtet nëpërmjet të ashtuquajturave zgjedhje demokratike në vend më shumë se një herë. Dhe në këtë kohë kryeministër i Turqisë është Erdogani i cili është përfaqësues i lëvizjes “islame”i cili si kryetari i qeverisë nuk mund të ketë ndikim në një ligj antiislam, i cili ua ndalon grave mbajtjen e hixhabit! Dhe kjo ndodhë në një vend ku muslimanët përbëjnë 96 % të popullatës.


Zbulimi i dyshimeve në Teuhid

Ata të cilët i përkrahin zgjedhjet demokratike e bëjnë këtë duke pasur shumë “arsye”. Një nga arsyetimet e tyre janë::


“Zgjedhja e të keqes më të vogël prej dy të k****ve”

Kjo është njëra prej arsyetimeve nga ata që i perkrahin zgjedhjet demokratike. Ata sugjerojnë që të dilet e të votohet e të zgjedhen kandidatët të cilët “janë më afër Islamit”. Sepse, sipas tyre, nëse nuk do të dilej në zgjedhje demokratike do të fitonin kandidatët që janë “më larg Islamit”.
Mirëpo kjo rregull vlen atëherë kur zgjedhja e njërës prej dy të k****ve është e patejkaluar (patjetërsuar). Ndërsa, sa i përket zgjedhjeve demokratike, këtu nuk ka dhunë. Askush nuk detyron askend në zgjedhjet demokratike të dal e të voton, e që ky pastaj ta zbaton rregullën e zgjedhjes ”së keqes më të vogël, nga dy të k****t”. Prandaj arsytimi i shirkut me këtë rregull pa detyrim dhe dhunë nuk pinë ujë.


”Dobia është më e madhe se dëmi”

Ky arsyetim i atyre që përkrahin zgjedhjet demokratike është i ngjajshëm me arsyetimin e parë. Ata thonë: “Nëse zgjedhen kandidatët të cilët janë ‘më afër Islamit’ atëherë do të kenë dobi muslimanët dhe e kundërta nëse zgjedhen kandidatët të cilët janë ‘më larg Islamit’ atëherë muslimanët do të vuajnë dhe do të mundohen’.”
Në shirk dhe kufër nuk ka kurrë;farë dobie. Por edhe nëse ka atëherë shirku është dëmi më i madh që mund ta kaplon njerzimin.
Edhe tek alkooli dhe kumari (bixhozi) ka dobi, por dëmi është më i madh se dobia,

“Të pyesin ty për verën dhe kumarin. Thuaju: “Ato sjellin dëme të mëdha (gjynahe), por edhe dobi për njerëzit. Megjithatë, dëmi i tyre është më i madh se dobia”...” (El – Bekare 219)

prandaj edhe Allahu na i ka bërë haram (të ndaluara) dhe jemi të obliguar të largohemi prej tyre,

“O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni!” (El – Maide 90)

Në tefsirin e vet të ajetit të parë, Ibën Kethiri ka thënë:

“ Sa i përket dobisë nga ata (nga alkooli), ajo është materiale, duke bashkangjitur dobin për trupin, tretjen e ushqimit, lirimin nga mbeturinat, zhvillimin e inteligjencës, mundësimin për një disponim të këndshëm dhe dobit financiare nga shitja e saj. Gjithashtu (dobia e tyre lidhet) përfitmin nga bixhozi, të cilën njeriu e harxhon në familjen e vet dhe në vete. Por, këto dobi janë të lidhura me dëmin e qartë që ato shkaktojnë, e cila dëmton logjikën dhe fenë. Ky është shkak pse Allahu ka thënë: “.... por dëmi nga ata është më i madhë se dobia.” (''Tefsīr el-Kur'ān el-'Adhīm'', vol.1, fq.345)

Allahu, subhanehu ve teala, për shkak të dobisë nuk na e ka lejuar alkoolin e bixhozin, e ku mbet shirkun dhe kufrin!


“Veprat vlerësohen sipas qëllimit (nijetit)”

Ky është një hadith I Pejgamberit salAllahu alejhi ve selem të cilin nxënësit e zellshëm të filozofit italian Nikolla Makiaveli mundohen t’ia shtrembërojnë kuptimin. Jo, ata asnjeherë nuk mund ta bëjnë një që të tillë sepse Allahu, subhanehu ve teala, e ka garantuar këtë fe. Ata mund ta citojnë thënien e filozofit të sipërpërmendur:”Qëllimi arsyeton mjetin dhe veprimin” por kuptimin e hadithit fisnik të Pejgamberit tonë, salAllahu alejhi ve selem nuk mund ta shtrembërojnë. Sepse edhe mushrikët (politeistët) e Mekes së kohës së Muhamedit salAllahu alejhi ve selem e kishin qëllimin e mirë, ata me anë të adhurimit të idhujve donin që të afroheshin sa më afër Allahut.

“Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë. Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: “Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu”, Allahu me siguri që do t’i gjykojë për mospajtimet që kanë patur. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues.” (Ez – Zumer 3)

“Ata adhurojnë në vend të Allahut atë që as nuk u bën dëm, as nuk u sjell dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësit tanë te Allahu”! Thuaj: “A po i tregoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në qiej dhe në Tokë?!” Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!” (Junus 18)

Ndonëse ata kishin qëllim të mirë, Allahu megjithatë nuk e kishte arsyetuar veprimin e tyre.


“Urdhërimi në të mirë dhe pengimi nga e keqja”

Shumica prej atyre që janë të inkuadruar në parti politike janë të frustruar dhe epsharak dhe inkuadrimin në parti politike e bëjnë për qëllimet e tyre epshore, mirëpo ata përdorin edhe këtë arsyetim se kinse ata qenkan inkuadruar në parti politike apo përkrahin zgjedhjet demokratike për ta ndihmuar da’ve-n (thirrjen islame). Edhe sikur ata të jenë të sinqertë në këtë thënie prapëseprapë nuk është justifikim valid.

“Vallë, a i urdhëroni njerëzit që të bëjnë të mira e veten po e harroni, ju që lexoni Shkrimet?! A nuk arsyetoni?” (El – Bekare 44)

Dalja në zgjedhje demokratike është e keqja më e madhe sepse është shirk dhe kufër! Në cfarë të keqe do të pengonim përvec shirkut dhe kufrit?! Apo për ndërtimin e një xhamijeje do ta toleronim këtë shirk dhe kufër?! Habitem me logjikën e tyre që justifikohen me këtë justifikim.
Da’ve-ja më mirë, në këtë rast, do të ishte që t’i urdhëronim njerëzit të largohen nga zgjedhjet demokratike sepse ajo është e keqja më e madhe.

“...Fitneja (kufri, mosbesimi) është më e rëndë se vrasja...” (El – Bekare 191)

“...Kurse fitneja (shirku) është gjynah më i madh se vrasja...” (El – Bekare 217)

Shejhul-Islam Ibën Tejmije thotë:

“Vrasja, edhe në qoftë se ekziston të keqe dhe dëm në te, atëherë në finen e pabesimtarëve të keqe dhe dëm, e cila është edhe më e madhe se ky dëm.” (Mexhmu’ul fetva vol.28 faqe 355)

Ndërsa shejh Ali Hudejri në kapitullin “Thirrje në shehadet ‘La ilahe il-lAllah’” e citon shejh Sulejman bin Sahman ku ai thotë: “Fitne është kufër. Ashtu që, nëse të gjithë beduinët dhe qytetarët (gjegjësisht të gjithë njerëzit) luftojnë derisa të vdesin, ajo do të ishtë dëm më i vogël se sa ata të vendosin një tagut në tokë, i cili sundon me atë që është në kundërshtim me Sheriatin Islam.” (“El – xhem’u vet-texhrid fi sherhi kitab et-teuhid” faqe 121)


“Nevoja lejon të ndaluarën”

Islami është gjëja më e shenjtë dhe më e shtrenjtë që mund ta ketë ndonjë krijesë. Prandaj humbja e saj nuk mund të arsyetohet me “nevojë” përvec në rast të dhunës. Nevoja nuk e arsyeton shirkun dhe kufrin. Këtë mendim e kanë të gjithë dijetarët duke përfshirë këtu Ibën Tejminë dhe Ali Hudajrin.





Fragmente nga kapitulli “La Ilahe il-lahe il-lAllah – program i jetës” i librit “Shenja në rrugë” të mendimtarit të njohur Sejjid Kutub

Njëri prej mendimtarëve muslimanë I cili ka folur për dukurinë e gjykimit me sistem tjetër jashta Sheriatit është mendimtari I shquar nga Egjipti Sejjid Kutub. Ai në librin e tij “Shenja në rrugë” në kapitullin “La ilahe il-lAllah – program I jetës” ndër të tjera thotë: “ Shoqëri xhahilite është cdo shoqëri jashtë shoqërisë muslimane! Nëse dëshirojmë ta bëjmë definimin teorik do të themi: Ajo është cdo shoqëri e cila nuk e bën robërimin e saj vetëm për Allahun përmes botkuptimit akidor, riteve adhuruese dhe dispozitave ligjore”.
Ai në këtë shoqëri xhahilite (injorante, joislame) fillimisht fut shoqërin komuniste. Një nga qëllimet që fut në këtë shoqëri është edhe ajo: “…me themelimin e robërimit ndaj partisë – me supozim se udhëheqja kolektive në këtë sistem është realitet i njëmendtë! – e jo ndaj Allahut Lavdiplotë.”
Pastaj në shoqërinë xhahilite ai fut edhe shoqërit idhujtare të pranishme në Indi, Japoni, Filipine dhe Afrikë. Ngjajshëm, si edhe te shoqëria komuniste, një ndër arsyet për futjen e kësaj shoqërie në atë xhahilite është ajo se ato shoqëri merren me “ngritjen e sistemeve dhe ligjeve të cilat për mbështetje nuk kanë Allahun dhe Sheriatin e Tij, pa marrë parasysh se këto regjime dhe ligje mbështeten dhe miratohen nga fallxhorët, priftërinjtë, murgjit, magjistarët, kryepleqtë, ose janë miratuar nga institucione qytetare shekullariste të cilat zotërojnë pushtetin e legjislacionit pa mos e përfillur Sheriatin e Allahut. Kjo nënkupton se ato zotërojnë sundimin absolut në emër të popullit apo në emër të partisë ose në emrin e kujtdo që e thonë. Kurse, sundimi absolut nuk I takon askujt përve; Allahut e as që mund të manifestohet drejt, vetëm përmes rrugës të cilët e kanë komunikuar të dërguarit e Tij.”
Më tej prof. Sejjid Kutubi thotë: “Shoqëritë cifute dhe krishtere bëjnë pjesë në shoqëritë xhahilite edhe përmes riteve të tyre adhuruese, ceremonive dhe liturgjive të shpikura nga botëkuptimet e tyre të devijuara dhe lajthitëse. Ato hyjnë në të edhe përmes sistemeve dhe ligjeve të tyretë cilat përgjithësisht nuk e bëjnë robërimin e vetëm ndaj Allahut në mënyrë që t’ia pranojnë vetëm Atij të drejtën e sundimit dhe mbështetjen e pushtetit në ligjet e Tij. E aty formohen institucione nga njerëzit të cilët marrin të drejtën e sundimit absolute që nuk I takon askujt pos Allahut Lavdiplotë. Dikur moti, Allahu I kishte nën;muar për shkak të shirkut të tyre ngase ata këtë të drejtë ua besuan priftërinjëve dhe murgjve, të cilët nxirrnin ligje nga mendjet e tyre e ata I pranonin dhe I përfillnin:
“Ata i konsideruan ahbarët (priftëriinjët ;ifut) e tyre, ruhbanët (murgjit e krishterë) e tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Mejremes për zota pos Allahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj Allahut Një, e që nuk ka të adhuruar pos Tij, I lartë është Ai nga ;ka I shoqërojnë.” (Tevbe, 31)
Ata në të vërtetë nuk kanë besuar në hyjnimin e ahbarëve dhe ruhbanëve, as nuk ua ofronin atyre ritet adhuruese, por, ata atyre vetëm ua besonin dhe ua jepnin të drejtën e sundimit, ata pranonin prej tyre atë që ahbarët dhe ruhbanët ua bënin ligj që Allahu nuk u dha leje për të. Andaj, ata merituan që të nën;mohen për shkak të shirkut dhe kufrit të tyre ngase ua dhanë kompetencën e legjislacionit atyre që nuk ishin as ahbarëtë vërtetë e as ruhbanë të vërtetë, përndryshe të gjithë ishin të një lloji.
Dhe, më në fund, në hapësirën e shoqërisë xhahilite hyjnë edhe shoqëritë të cilat supozojnë se janë “muslimane”.
Këto shoqëri nuk bëjnë pjesë në këtë hapësirë ngase besojnë në hyjnimin e dikujt tjetër pos Allahut, e as për shkak se ato I bëjnë ritet adhuruese për dikë tjetër pos Allahut, por ato hyjnë në këtë hapësirë ngase nuk I nënshtrihen robërimit ndaj Allahut në sistemin e jetës së tyre. Ato – edhe pse nuk besojnë në hyjnimin e askujt tjetër ve; Allahut – ia mveshin ve;orinë më delicate tjetërkujt ve; Allahut. Ato I nënshtrihen sundimit absolute të të tjerëve përve; Allahut duke I përvetësuar sistemin, dispozitat ligjore, vlerat morale, kriteret, traditat dhe doket dhe të gjitha elementet e jetës së tyre afërsisht po nga kjo qeveri!”





Disa dijetarë të cilën e ndalojnë pjesëmarrjen në zgjedhje

EMRI, SHTETI

1. Hamud ibën Akla Shuajbi, Arabi Saudite
2 . Muhamed Kutub, Egjipt
3. Bekri ibën Zejd, Arabi Saudite
4. Xhafer ibën Muhamed Ketani, Maroko
5. Omer Abdurahman, Egjipt
6. Muhamed Nasurudin Alabani, shiptar nga Jordani
7. Muhamed ibën Ibrahim alu Shejh, Arabi Saudite
8. Abdurezak Afifi, Egjipt
9. Muhamed Emin Shenkiti, Mouritani
10. Muhem Ahmed Fekih, Egjipt
11. Muhamed Halil Haras, Egjipt
12. Mukbil ibën Hadi el Va’di, Jemen
13 Ali ibën hudejr El-Hudejr, Arabi Saudite
14 Sejid Imam Sherif, Egjipt
15. Abdurahim Et-Tahan, Siri
16. Abdulhafidh Ed-Duseri, Arabi Saudite
17. Ebu Muhamed el Makdesi, Jordan
18. Ahmed ibën hamud el Halidi, Arabi Saudite
19 Rifai Surur, Egjipt
20. Mustafa Shamije, Egjipt
21. Abdulkerim ibën Salih El-Humejid
22. Abdulhakim hasan, Egjipt
23. Ahmed Subejhi, Egjipt
24. Hamid ibën Abdullah El-Ali, Kuvajt
25. Hamd ibën Abdullah El-Humjed, Arabi Saudite
26. Nasir el Omeri, Arabi Saudite
27. Jusuf El Ujjer, Arabi Saudite
28. Abdulazisë ibën Salim El-Omer, Arabi Saudite
29. Ahmed ibën Salih Es-Senani, Arabi Saudite
30. Hamd ibën Humjed Er-Res, Arabi Saudite
31. Abdullah El-Gunejman, Arabi Saudite
32. Muhamed Abdusleam Ferexh, Egjipt
33. Omer MAhmud ebu Omer, Palestinë
34. Islamil Mukadem, Egjipt
35. Seid Seid Gabashi, Egjipt
36. AbdulAhar Hamad, Egjipt
37. Muhamed El-Fezazi, Maroko
38. Muhamed Mustafa Mukri, Egjipt
39. Hani Sibai, Egjipt
40. Muhamed ibën Sulejman el Sumji’I, Arabi Saudite
41. Ebu Hafs, Moritani
42. Halid Fikri, Egjipt
43. Ahmed Jusuf, Egjipt
44. Abdulmexhid Esh-Shadhili, Egjipt
45. Abdulmexhid Fekij, Egjipt
46. Halid Fekij, Egjipt
47. Muhamed Tamir, Egjipt
48. Muhamed Sherif, Egjipt
49. Ahmed Nexhar, Egjipt
50. Xhemal Abdulhadi, Egjipt
51. Ismail Mensur, Egjipt
52. Abdulmunim Halime, Siri
53. Abu HAsel Elkari, Egjipt
54. Mexhdi Kemal, Egjipt
55. Muhamed Xhemil Gazi, Egjipt
56. Mustafa Adavi, Egjipt
57. Usame Abduladhim, Egjipt
58. Mustafa Kemal, Egjipt
59. Usame Hafidh, Egjipt
60. Feuzi Said, Egjipt
61. Sheri Huza’a, Egjipt
62. Xhafer Idriz, Sudan
63. Said ibën Zuejr, Arabi Saudite
64. Abdullah Rashud, Arabi Saudi
65. Tekijudin Nebhani Kuds, Palestinë
66. Abdulkadim Zelum, Palestinë
67. Ahmed Daur, Jordani
68. Muhamed Abdulkerim El-Hasan, Liban
69. Ahmed El-Kasa, Liban
70. Ali Said Ebu El-Hasan, Sudan
71. HAfidh Salih, Jordan
72. Ata ibën Halil, Jordani
73. Isam Umejre, Palestinë
74. Muhamed el Misari, Arabi Saudite
75. Omer Bekri, Siri
76. Abdullah Hatir, Arabi Saudite
77. Abdurezak ibën Muhamed El-Hamd, Kuvajt
78. Tarik Abdulhalim, Egjipt
79. Ahmed Ferid, Egjipt
80. Muhamed Jakub, Egjipt
81. Abdulkadër Arnauti, shqiptar nga Siria
82. Shuajb Aranauti, shqiptar nga Siria
83. Ebu Abdullah Abdulfetah El-Efriki
84. Muhamed Abdulmeksud El_Afifi
85. AbdulAziz Bedri, Irak
86 Saud ibën Hamud el Utejbi, Arabi Saudite
87. Ebu Enes Esh-Shami
88. Ahmed Nezal El-Halajile, Jordan
89. Abdulvehab ibën Muhamed Es-Sultan, Irak
90. Ebu Abdullah El-Hasan ibën Mahmud, Irak
91. Nadir Temimi, Palestinë
92. Husjen Omer ibën Mahfudh, Jemen
93. Junus Halis, Afganistan
94. Ebu Nur El_Makdesi, Palestinë
95. Ebu Suhejb Maliki
96. Ebu Is'hak El-Huvejni, Egjipt

Vërejtje: Radhitja e dijetarëve në numra аssesi nuk donë te thotë radhitje në dije dhe në njohuri, mirëpo kjo radhitje është bërë spontanisht apo sipas gjetjes se fetvas ku e kanë ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhje parlamentare!
Ka edhe dijetarë tjerë të cilët e kanë ndaluar daljen në zgjedhje demokratike mirëpo nuk janë të përmendur këtu!


Përfundim

Po e përfundojë këtë shkrim me një hadith të Pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem, të cilin e transmeton Ibën Ebi Asim në “Sunneh” nga Xhabir ibën Abdilah se ka thënë: “Ishim ulur te I Dërguari, salAllahu alejhi ve selem, e ai bëri një vijë të drejtë para vete dhe tha:”Kjo është rruga e Allahut” pastaj bëri vijë në anë të djathtë dhe të majtë dhe tha këto janë rrugica të shejtanit, pastaj vendosi dorën e tij në vijën e mesme dhe lexoi këtë ajet: ”Thuaj: ‘Se kjo është rruga ime e drejtë, pasojeni e mos i pasoni rrugicat e t’ju nxjerrin nga rruga e Tij, kjo është ajo me të cilën jeni porositur, ndoshta do të frikësoheni”


Preferohet kopjimi dhe shumimi i këtij shkrimi
Back to top Go down
https://mc-rza.forumotion.com
 
A duhet te dalim ne zgjedhje
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Njohurit Që Duhet Të Kete Nje Hacker
» Shume gjera qe duhet ti dini per siguri ne Internet !

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
MC RzA :: Bisedë e Lirë-
Jump to: