MC RzA

Welcome/Mir Se Vini !
 
HomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 Facebook me 300 milionë përdorues

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
MC RzA
Admin


Posts : 181
Join date : 2009-10-27

PostSubject: Facebook me 300 milionë përdorues   Wed Oct 28, 2009 7:15 am

Pas pesë vitesh të ekzistimit dhe 700 milionë dollarëve të investuar Facebook mund të lavdërohet për 300 milionë përdorues nga mbarë bota.
Popullaritetin të cilin Mark Zuckerberg dhe ekipi nuk e kanë parë as në ëndërr kjo faqe e ka fituar me apetitin e shtuar të rinjve e të moshuarve për lidhje shoqërore nëpërmes internetit.
Themeluesi 25-vjeçar u ka deklaruar mediave se shifra prej 300 milionë përdoruesve është në radhën e sukseseve të fundit të cilin kjo faqe interneti e ka shënuar gjatë rritjes së shpejtë të popullaritetit.
Megjithatë, Mark Zuckerberg nuk ka fshehur se ekzistojnë plane që Facebook të zgjerohet edhe më shumë, respektivisht se krijuesit e tij “janë vetëm në fillim”, shkruan gazeta britanike “The Guardian”.
"Është shifër e madhe, por ne mendojmë se vetëm sa kemi filluar me arritjen e qëllimit tonë, e ai është lidhim të gjithë njerëzit", ka shkruar ai në blogun e tij.
Facebook nuk po zgjerohet vetëm në Shtete të Bashkuara dhe në Britani të Madhe, por edhe në pjesë tjera të botës. Është paraqitur edhe versioni “i lehtë” i faqes për përdoruesit me lidhje të dobët interneti, e krejt kjo vetëm për të stimuluar edhe ata të cilët jetojnë në vende si India e Brazili.
Edhe një gjë pozitive në krejt tregim për Facebookun është se pas pesë vitesh e gjysmë më në fund ka filluar edhe të fitojnë nga ky projekt.
"Në fillim të vitit kemi paralajmëruar se presim gjendje pozitive financiare në vitin 2010 dhe unë jam i lumtur që mund t’u njoftoj se deri tek kjo ka ardhur pak më herët", thotë Zuckerberg. "Për ne është e rëndësishme sepse Facebook po bëhet shërbim i pavarur për një periudhë më të gjatë", ka shtuar ai
Back to top Go down
View user profile http://mc-rza.forumotion.com
 
Facebook me 300 milionë përdorues
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» CHM.....on Facebook?
» Do you ever remove friends from Facebook?
» PLEASE LIKE US ON FACEBOOK!
» Slika sa facebook-a
» SCANDAL Facebook Pictures

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
MC RzA :: Lajmet Tech-
Jump to: