Para disa javësh kemi shkruar për qëllimin e revistës “Entertainment Weekly” që në numrin e radhës të publikojë video shpalljen e parë të vërtetë. Tani mund ta shihni edhe në realitet si duket kjo gjë.
Për shfaqjen e videos në botimin e shtypur “Entertainment Weekly” ka përdorur teknologjinë e kompanisë Americhip, e cila mundëson rreth 70 minuta riprodhim të video dhe audio përmbajtjeve.
BBC ka incizuar video klipin e parë në të cilin mund të shihni se nuk ka të bëjë me asgjë glamuroze. Për shkak të çipit të integruar dhe altoparlantëve revista është bërë më e trashë