MC RzA

Welcome/Mir Se Vini !
 
HomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 Kapet Golfi VII?

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
MC RzA
Admin


Posts : 181
Join date : 2009-10-27

PostSubject: Kapet Golfi VII?   Wed Oct 28, 2009 7:12 am

Me dëshirë që të rris interesimin e publikut për konceptin L1, Volkswagen ka publikuar video materialin promocional në të cilin rastësisht ose qëllimisht shihet maketi i një automjeti tjetër. Sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për gjeneratën e radhës të Golfit.
Video materiali në fjalë është incizuar në studion dizajnuese në Postdam, e maketi paraqitet në 4 minuta e 37 sekonda. Gjithsesi, nuk mund të jemi një qind për qind të sigurt se bëhet fjalë për gjeneratën e shtatë të Golfit, mirëpo sipas madhësisë dhe formës duket të jetë ashtu.
Fakti që maketi është pothuajse i përfunduar, respektivisht se vendimi përfundimtar për dizajnin e këtij modeli është marrë, nuk është për t’u çuditur. Edhe paraprakisht dihet se Golf VI është një zgjidhje e përkohshme dhe se nuk do të jetë i përhershëm. Më saktësisht, gjeneratën e shtatë mund ta presim qysh në vitin 2012.
Sipas burimeve të ndryshme testimet e Golf VII tanimë kanë filluar, gjersa me motorizim të avancuar dhe zgjidhje të reja teknike të Golfit të ri, të cilat lihen të kuptohen në video, mund të presim dizajn edhe më dinamik dhe profil më të ulët.
Back to top Go down
View user profile http://mc-rza.forumotion.com
 
Kapet Golfi VII?
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
MC RzA :: Lajmet Tech-
Jump to: